Lajme

Hajnat e rrahin shoferin e kamionit nga Mali i Zi, ia vjedhin naftën

08/12/2024 09:51
nga:G C

Një shtetas i Malit të Zi ka njoftuar policinë se dy persona të panjohur ia kanë vjedhur naftën nga mauna që ishte duke e drejtuar, dhe më pas edhe e kanë rrahur.

Sipas raportit policor, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe për këtë është dërguar për trajtim mjekësor.

Të dyshuarit pas veprës penale janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në hetime”, thotë më tej policia në raport