Një vjedhje e rëndë është raportuar në Istog gjatë ditës së diel.
Siç njofton policia, disa persona kanë vjedhur nga objekti i viktimës pjesë të brendshme të trafos së rrymës, pjesë të bakrit dhe dy akumulatorë nga kamioni.
Sipas njoftimit zyrtar, të dyshuarit ende nuk janë kapur, ndërsa rasti po hetohet ende.


