Një numër i madh protestuesish që kanë arritur pranë objektit të Qeverisë së Kosovës nuk janë lejuar të afrohen afër derës së Qeverisë nga Policia e Kosovës.
Policia ka rrethuar zonën për shkak të numrit të madh të qytetarëve që po marrin pjesë në protestën kundër propozimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Fillimisht, protestuesit janë mbledhur para objektit të KEDS-it, ndërsa sipas organizatorëve, pjesë e planit ka qenë edhe protestimi para objektit të Qeverisë.


