Lajme

Hajdini-Beqiri: Të gjitha trajtimet në ‘Down Syndrome Kosova’, ofrohen pa pagesë!

11/01/2023 15:15
nga:Y I

Drejtoresha ekzekutive e shoqatës ‘Down Syndrome Kosova’, Sebahate Hajdini-Beqiri, në një intervistë dhënë për “Gaze Blic” ka folur në lidhje me numrin e rasteve të lindjes së foshnjave me sindomën down nga viti në vit.

Ajo tha se në bazë të statistikave që ata posedojnë, deri para dy vitesh, kanë patur një shifër nga 40-45 foshnje në vit të lindura me këtë sindromë.

Ndërsa për vitin 2023, në bazë të informatave që ata posedojnë, shihet që trendi është në rënie.

“Po i’u referohem vetëm statistikave që i kemi ne si shoqatë për personat me sindomen down. Deri para dy vitesh në bazë të statistikave që i kemi, kemi patur një shifër nga 40 deri në 45 foshnje të cilat kanë lindur në vit. Gjatë vitit 2023, pro ende është herët të dalim me një konstatim përfundimtar, ne në bazë të informatave që kemi pranu shihet që trendi është në rënie, por ende nuk është një situatë definitive sepse kemi raste kur prindërit nuk paraqiten menjëherë në shoqatë sepse e kuptojmë, ju duhet kohë të ambientohen me një situatë të re, të të pasurit të fëmijës me sindormen down. Eshtë herët të flasim por në bazë të shifrave që i kemi pranuar deri tani, sepse ne kemi një bashkëpunim edhe me laboratorin e gjentikës, është laboratori i vetëm publik ku kryhet analiza cito-gjenetike që konfirmon që një fëmijë ka apo nuk ka sindormën down”  deklaroi Hajdini-Beqiri për “Gazeta Blic”.

Ajo tha se analizën cito-gjenetike kanë filluar ta ofrojnë dhe disa laboratore private, që ata nuk nuk kanë bashkëpunim, dhe kjo bën që ata si shoqatë mos t’i kenë të gjitha shifrat.

“Këto vitet e fundit, këtë shërbim të analizës kanë filluar ta ofrojnë edhe shumë laboratore private. Duke marrë parasysh faktin që shpesh në laboratorin e gjenetikës i cili gjendet brenda Klinikës së Gjenekologjisë në QKUK, vonojnë përgjigjet, prindërve nuk ju pritet dhe ju drejtohen laboratoreve private, dhe nuk i kemi bashkëpunimet me këto laboratore ku kryhet kjo analizë, por kemi bashkëpunim vetëm me laboratorin e gjenetikës. Cdo analizë që konfirmohet se fëmija ka sindormën down atëherë plotësohet edhe një formular i shoqatës, ku ne përmes kësaj mënyre sigurojmë të dhënat sa i përket numrit të lindjeve nëper vite. Po sërish për të qenë e qartë, nuk janë të dhëna 100% të sakta, marrë parasysh edhe këtë praktikën që disa prindë vendosin që analizat qoftë në laboratore private brenda Kosovës apo jashtë saj” deklaroi drejtora e ‘Down Syndrome Kosova’ për “Gazeta Blic”.

Ajo tutje deklaroi se të gjitha trajtimet në ‘Down Sindrom Kosova’ ofrohen pa pagesë.

/Gazeta Blic/

Drejtoresha e ‘Down Syndrome Kosova’: Në nivel ofrojmë shërbime për mbi 980 persona me sindomën down