Sporti

“Hajde gëzuar” – Ylli i Interit ia uron Kristjan Asllanit kualifikimin në gjuhën shqipe

11/17/2023 21:57
nga:E K

Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka siguruar edhe matematikisht pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian, që mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.

Shqipëria barazoi 1:1 në udhëtim te Moldavia, pikë e cila mjaftoi të sigurojnë biletën për kualifikimin në “Euro 2024”, shkruan lajmi.net.

Heroi i Shqipërisë në këtë përballje ishte sulmuesi, Sokol Cikalleshi që shënoi golin e vetëm për kuqezinjtë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, në pjesën e parë, gjegjësisht në minutën e 25-të.

Urimet për Shqipërinë kanë ardhur edhe nga futbollist të njohur në klube të mëdha evropiane.

I tillë është rasti edhe me Benjamin Pavard, futbollistin francez dhe bashkëlojtari i Kristjan Asllanit te Interi.

Ky i fundit zgjodhi t’ia uronte Asllanit kualifikimin me pak fjalë në gjuhën shqipe.

“Hajde gëzuar” – i ka komentuar Pavard – Asllanit në një video të këtij të fundit.