Kandidati për kryetar të Drenasit nga PDK-ja, Petrit Hajdari, përmes një videoje ka në rrjetet sociale ka njoftuar se do të marrë pjesë në protestën kundër Gjykatës Speciale dhe procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ai ka theksuar se qëllimi i pjesëmarrjes është t’i japin kuptim thirrjes për liri e drejtësi:
“Të gjitha rrugët çojnë në Hagë. Shihemi, që t’i japim bashkë kuptim thirrjes për liri e drejtësi,” ka shkruar Hajdari.
Protesta do të fillojë në ora 14:00 dhe pritet të sjellë qytetarë nga diaspora, si dhe nga të gjitha trojet shqiptare.


