Drejtoresha e Parqeve në Komunën e Prishtinë, Fatime Hajdari ka theksuar se po jetësohet “Parku Qendror”.
Ajo ka shkruar se ky park është donacion.
“Donacioni që përfshinë 452 fidanë të llojit bli, rrap dhe halor do ta shndërrojë hapësirën në zonë të dëshiruar për të gjithë qytetarët e sidomos për studentët që frekuentojnë këtë park”, ka shkruar ndër të tjera ajo.




