Lajme

Hajdari: Marshi që u zhvillua dje lë të kuptojë se populli e do ushtrinë e UÇK-së dhe ish-krerët e saj

04/03/2023 10:47
nga:G B

Enver Hajdari, anëtar i Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës, ka thënë se drejtësia asnjëherë nuk iu ka dhënë shqiptarëve, derisa e ka përshkruar se gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së për të është emocional.

“Pas përfundimit të lufës falë gjithë kësaj ushtrie është e dhimbshme të shohësh dhe asnjëherë nuk e kemi menduar këtë”, ka thënë Hajdari.

Hajdari ka thënë tutje se marshi që u zhvillua dje lë të kuptojë se populli e do ushtrinë e UÇK-së dhe ish-krerët e saj.

“Secili që ka ndjenja dhe ka mend e sheh që është e padrejtë dhe beson në pafajsinë e bashkluftëtarëve dhe krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…Këtu po akuzohet e gjithë lufta e UÇK-së sepse kur akuzohen krerët dhe quhet ndërmarrje kriminale që anjëherë nuk kanë ekzistuar, këta njerëz nuk e kanë vendin atje, e kanë në vendin e tyre, në token e tyrew dhe të angazhohen në punë”, ka shtuar ai në edicionin special të RTV Dukagjini.

Hajdari është shprehur se nuk beson në Gjykatën Speciale sepse sipas tij, e njëjta është formuar e njëanshme, ‘është gjyjkatë raciste dëmëthënë i njek veq pjestarët e UÇK-së’.

“Në këtë gjykatë nuk besoj që do të ketë drejtësi”, ka theksuar ai, duke potencuar se i kontekstojnë dëshmitë sepse sipas tij, faktet janë marrë nga Serbia.