Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, ka mbajtur takimet e radhës me banorë të Drenasit.
Hajdari është shprehur krenar për mbështetjen e jashtëzakonshme,
“Shkollat, sallat janë të vogla për elektoratin e Partisë Demokratike të Kosovës. Po më bëni krenar me këtë pjesmarrje të jashtëzakonshme. Faleminderit shumë secilit që na u keni bashku në këtë fushatë zgjedhore e cila është edhe pak ditë që na ndan nga fitorja e madhe e PDK-së me 12 tetor. Unë ju ftoj të angazhohemi këto ditë që na kanë mbetur, mos t’a lëmë asnjë votë tek shtëpia, sepse PDK-ja ka me dal fituese dhe fitoren tonë nuk ka kush që e ndal. Ju ftoj me 12 në sheshin e Drenasit, ta festojmë fitoren e partisë Demokratike të Kosovës të Kosovës me numrin 191” shkruan Hajdari raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:


