Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari duke uruar ditën e Republikës së Hungarisë, ka thënë se Qeveria e Kosovës në bashkëkryesim me Qeverinë e Hungarisë, janë në përgatitje të takimit të komisionit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik, që do të mbahet në gjysmën e dytë të vitit 2022.
Sipas saj, qëllimi i këtij bashkëpunimi është për të shtyrë projektet e tanishme në fushat e menaxhimi të ujit dhe bujqësisë, sigurisë së transportit, arsimit, kulturës dhe sportit, si dhe për të vendosur në fushat dhe projektet e reja më premtuese për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.
Postimi i plotë i ministres Rozeta Hajdari:
23 Tetori, Dita e Republikës së Hungarisë
Kjo ditë nderohet për tu përkujtuar dy ngjarje të mëdha në historinë e Hungarisë, së pari kur populli i Hungarisë u ngrit kundër Bashkimit Sovjetik dhe së dyti krijimi i Hungarisë në vitin 1989.
Shteti i Hungarisë njohu Kosovën si shtet më 19 mars të vitit 2008, ndërkohë vazhdon ta përkrahë Kosovën në mënyrë të vazhdueshme përmes projekteve të shumta. Hungaria përkrahë liberalizimin e vizave për Kosovën, antarësimin në organizatat multilaterale dhe në procesin e integrimit të shtetit të Kosovës në Bashkimin Europian.
Ndërsa në fushën e bashkëpunimit ekonomik, si Qeveri e Kosovës në bashkëkryesim me Qeverinë e Hungarisë, jemi në përgaditje të Takimit të Komisionit të Perbashkët për Bashkëpunim Ekonomik, që do të mbahet në gjysmën e dytë të vitit 2022, për të shtyer projektet e tanishme në fushat e menaxhimi të ujit dhe bujqësisë, sigurisë së transportit, arsimit, kulturës dhe sportit, si dhe për të vendosur në fushat dhe projektet e reja më premtuese për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.
Urime dita e Republikës Hungari, shteti mik i Kosovës!