Kuvendi i Kosovës po vazhdon debatin në të cilën në rend dite është duke u bërë shqyrtimi i projektligjit, për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg si dhe për mbështetjen e punëve publike.
Ministrja Rozeta Hajdari, theksoi se për këtë projektligj është bërë në bazë të tregut dhe analizës. Ajo vlerësoi se ky ligj nuk shkel Kushtetutën e Republikë së Kosovës.
“Ky projektligj ka dalë duke u bazuar nga një grup punuar që ka sjellë këtu. Pra është një evidenca dhe analizë nga tregu. Ne nuk po adresojmë inflacionin dhe mos arsyeshmërinë e rritjes së çmimeve të produkteve në treg”, theksoi ajo.
Hajdari bëri me dije se po ndërhyjnë në çmimet e produkteve bazë, për shkak se ka produkte që shkojnë në fitim deri në 80%.


