Lajme

Hajdari i PDK-së: Thaçi shumë shpejt do të rikthehet si triumfues në Kosovë

2 ditë më parë
nga:Y I

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Petrit Hajdari, ka komentuar përfundimin e vizitës së ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë dhe dërgimin e tij në Hagë.

Ai është shprehur optimist se Thaçi do të kthehet shumë shpejt në Kosovë si triumfues.

“Dielli do të lindë përsëri” shkruan Hajdari raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Luftëtarët e lirisë mund t’i robërosh përkohësisht, por kurrë s’mund t’ua burgosësh shpirtin e pathyeshëm.

Presidenti Thaçi sot po kthehet në Hagë, por shpejt do të rikthehet si triumfues — i drejtë, i fortë dhe gjithmonë në anën e lirisë.

Dielli do të lindë përsëri!