Lajme

Hajdari fton qytetarët në hapjen e fushatës së PDK-së në Drenas: Ta japim bashkarisht mesazhin e fitores së madhe

09/15/2025 16:10
nga:Genita C

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, ka ftuar qytetarët e Drenasit në hapjen e fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Eventi do të zhvillohet të mërkurën, më 17 shtator, në orën 19:30 në Hotel “Nobel”, ku do të prezantohet kandidati për Kryetar të Komunës dhe lista fituese për Kuvendin Komunal.

Petrit Hajdari ka ftuar qytetarët që të bashkohen për të dhënë mesazhin e fitores së madhe që presin.