Lajme

Hajdar Beqa: Tersteniku, bastion i PDK-së dhe simbol i përkushtimit për Kosovën

02/03/2025 19:19
nga:Genita C

Hajdar Beqa kandidat për deputet nga PDK vlerësoi mikpritjen në odën e Naim Bazës në Terstenik të Drenasit, e cila dikur ishte çerdhe e UÇK-së dhe sot, sipas tij, është bastion i pathyeshëm i PDK-së, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se ky vend, i mbushur me histori angazhimi dhe sakrifice, vazhdon të mbetet simbol i përkushtimit për një të ardhme më të mirë për Kosovën, duke mobilizuar për fitoren e PDK-së dhe liderin Bedri Hamza.

E plotë:

Një mikpritje e ngrohtë në odën e Naim Bazës, në Terstenik të Drenasit, që dikur ishte çerdhe e UÇK-së, sot bastion i pathyeshëm i PDK-së.
Ky vend i mbushur me histori angazhimi dhe sakrifice, vazhdon të jetë simbol i përkushtimit për një të ardhme më të mirë për Kosovën. Kudo mobilizim për fitoren e PDK-së dhe Bedri Hamzës, lider i besueshëm për zhvillimin e vendit!

#PDK131 #BedriHamza1 #MemliKrasniqi2 #HajdarBeqa31 #MaMirë #HB31