Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa, ka takuar bashkëluftëtarët veteranë të UÇK-së nga zona e Llapit.
Beqa tha se të njëjtit janë simbol i qëndresës dhe sakrificës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Rrugëtimi ynë si shtet duhet të udhëhiqet nga vlerat dhe idealet që ata mbrojtën me gjak. Është detyra jonë t’i ruajmë këto arritje dhe t’i forcojmë themelet e shtetësisë sonë. Lavdi të rënëve dhe respekt për çdo luftëtar të lirisë!” shkruan Beqa raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Sot pata nderin të takoj bashkëluftëtarët veteranë të UÇK-së nga zona e Llapit, simbol i qëndresës dhe sakrificës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Rrugëtimi ynë si shtet duhet të udhëhiqet nga vlerat dhe idealet që ata mbrojtën me gjak.
Është detyra jonë t’i ruajmë këto arritje dhe t’i forcojmë themelet e shtetësisë sonë. Lavdi të rënëve dhe respekt për çdo luftëtar të lirisë!