Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për dështimin në fushën e zhvillimit ekonomik.
Sipas tij, qeveria ka mbetur prapa në krahasim me rajonin dhe botën, duke theksuar se nuk ka arritur të përballojë inflacionin dhe të rrisë pagat dhe vendet e punës.
Beqa theksoi se çdo rritje që është bërë deri tani është e motivuar nga fushata zgjedhore, dhe se rritja prej 55 eurosh, do të zbatohet vetëm për qëllime politike.
Ai kritikoi ashpër Qeverinë për mungesën e një strategjie afatgjatë që do të përmirësonte mirëqenien e qytetarëve.
“Kjo Qeveri, ka ngelur sa i përket zhvillimit ekonomik. Nuk ka qenë e aftë që ta përcjell trendin që po ndodhë në rajon, evropë apo botë. Nuk ka pasë ndonjë strategji ta përcjell inflacionin, s’ka mund të rritë pagat, të hapë vende pune dhe as të punojë për një mirëqenie të qytetarëve. Çdo rritje që ndodhë, është në funksion të fushatës sepse rritja prej 55 eurove, ndodhë të zbatohet nga viti i ardhshëm”, tha Beqa për GazetaBlic.