Lajme

Hajdar Beqa njofton se ish-votuesit e VV’së, janë tashmë pjesë e PDK-së: Fitorja është afër

01/26/2025 12:24
nga:G C

Kandidati i PDK-së për deputet me numër 31, Hajdar Beqa, ka mirëpritur dje Ibrahim Gashin, Muharrem Gashin, Muhamed Gashin dhe Albion Rexhën, ish-votues të Vetëvendosjes, të cilët vendosën t’i bashkohen projektit të PDK-së, raporton GazetaBlic.

Beqa theksoi se ky moment tregon se, kur ka vizion dhe shpresë, ndryshimi është i mundshëm dhe i pashmangshëm. Ai shtoi se mbështetja për Bedri Hamzën dhe PDK-në po shndërrohet në një lëvizje të madhe që bashkon qytetarët për një Kosovë më të drejtë dhe të fortë.

Fitorja, sipas tij, është afër.

Postimi i plotë:

Mbrëmë, me zemër të hapur dhe plot besim, mirëpritëm Ibrahim Gashin, Muharrem Gashin dhe Muhamed Gashin nga fshati Shkabaj i Prishtinës, si dhe Albion Rexhën nga Barileva – votues të Vetëvendosjes që vendosën t’i bashkohen projektit tonë. Ky është një moment që tregon se kur ekzistojnë vizioni dhe shpresa, ndryshimi nuk është vetëm i mundshëm, por i pashmangshëm.

Mbështetja për Bedri Hamzën dhe PDK po kthehet në një lëvizje të madhe, që kapërcen çdo ndarje dhe bashkon zemrat e të gjithë atyre që duan një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe më të bashkuar.

Fitorja është afër