Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka njoftuar për tubimin e radhës të partisë së tij, i cili do të mbahet në Gjakovë, raporton GazetaBlic.
Beqa fton të qytetarët e këtij qyteti që ta mirëpresim kandidatin për kyeministër, Bedri Hamza, dhe kandidatët për deputetë.
“Të dashur qytetarë të Gjakovës,Ju ftojmë sot në ora 17:00 në tubimin madhështor të PDK-së në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, ku do të mirëpresim Kryeministrin e ardhshëm, z. Bedri Hamza, dhe kandidatët tanë për deputetë”, shkroi Beqa në Facebook.
Po ashtu, Beqa thekson se prania e qytetarëve është mesazh i fuqishëm për fitoren e Gjakovës dhe Kosovës.


