Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka marrë mirënjohje nga Shoqata e Veteraëve në Gjakovë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se bashkë me kryesinë e Shoqatës së Veteranëve në Gjakovë, të prirë nga kryetari i saj Sadri Hoxha dhe bashkluftëtare të tjerë, kanë bërë homazhe në kompleksin e Dëshmorëve në fshatin Morinë të Rekës së Keqe.
Postimi i tij i plotë:
Sot pata nderin që së bashku me kryesin e Shoqatës së Veteranëve në Gjakovë, të prirë nga kryetari i saj Sadri Hoxha dhe bashkluftëtare të tjerë, të bëjmë homazhe në kompleksin e Dëshmorëve në fshatin Morinë të Rekës së Keqe.
Me këtë rast pranova një mirënjohje që nuk është thjesht një simbol, por një amanet për të mbajtur gjallë idealet e Dëshmorëve. Amaneti i tyre mbetet frymëzimi ynë i përjetshëm – për një të ardhme më të ndritur dhe një shtet më të prosperuar e më të fortë.
Përjetsisht mirënjohës Ushtrisë Çlirimtare të UÇK-së dhe Dëshmorëve të Kombit. Nderim dhe respekt për familjet e tyre.
Lavdi🇦🇱🇽🇰