Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka thënë se Kosova meriton më mirë dhe se këtë premtim PDK-ja do ta bëjë realitet.
Një ditë para zgjedhjeve parlamentare, Beqa ka thënë se Kosova ka nevojë për njerëz të guximshëm, të vendosur dhe të bashkuar.
Sipas tij, Bedri Hamza do ta ringrejë ekonominë, do të krijojë mundësi të reja dhe do ta bëjë Kosovën një vend të zhvilluar e krenar!.
Beqa ka bërë thirrje që më 9 shkurt të votohet Partia Demokratike e Kosovës me numër 131 si dhe ai me numër 31.
Postimi i plotë:
Kosova meriton më mirë, dhe ne do ta bëjmë realitet!
Më 9 Shkurt 2025, është dita jonë! Dita kur vendosim për të ardhmen, për familjet tona, për fëmijët tanë! Kosova ka nevojë për njerëz të guximshëm, të vendosur dhe të bashkuar, ashtu siç kemi qenë gjithmonë në momentet vendimtare të historisë sonë!
Të bashkuar fituam lirinë me gjak e sakrificë!
Të bashkuar ndërtuam shtetin me mund e përkushtim!
Të bashkuar do ta çojmë Kosovën përpara me vizion e zhvillim!
E ardhmja e Kosovës nuk mund të ngecë! Historia na ka mësuar se çdo betejë e kemi fituar kur kemi qëndruar krah për krah, me zemër e besim! Sot është koha për forcë, për guxim, për vendime të mëdha, për një hap drejt së ardhmes!
Bedri Hamza – lider i urtë, profesionist i dëshmuar, njeri i fjalës dhe veprës!
Ai do ta ringrejë ekonominë, do të krijojë mundësi të reja dhe do ta bëjë Kosovën një vend të zhvilluar e krenar!
Më 9 Shkurt
Voto PDK 131
Voto Hajdar Beqa 31


