Lajme

Hajdar Beqa: Dragashi sonte tregoi mbështetje masive për PDK-në dhe kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamza

01/20/2025 21:31
nga:Lorik J

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 31, Hajdar Beqa ka publikuar imazhe nga tubimi i Partisë Demokratike në Dragash.

Beqa thotë se Dragashi tregoi mbështetje masive për PDK dhe kryemionistrin e ardhshëm Bedri Hamza, shkruan GazetaBlic.

Ja postimi i plotë i Hajdar Beqës:

“Dragashi sonte ka treguar një mbështetje masive për platformën politike të PDK-së dhe për kryeministrin e ardhshëm Bedri Hamza. Qytetarët e Dragashit dhe e gjithë Kosova janë të vendosur për një të ardhme më të mirë, që do të fillojë pas 9 shkurtit.
#PDK131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#HajdarBeqa31”, shkruan Hajdar Beqa.

/GazetaBlic