Lajme

Haiti në “alarm” pas vrasjes së Presidentit, kërkojnë ndihmën e SHBA-ve për të rritur sigurinë

07/10/2021 16:50
nga:Y I

Haiti ka kërkuar ndihmën e shtete të huaja, që të dërgojnë atje, forca ushtarake në mënyrë që të ndihen të mbrojtur.

Kjo kërkesë vjen disa ditë pasi vendi humbi Presidentin e saj, Jovenel Moise nga një atentat. Kërkesa është dërguar specifikisht për SHBA-në dhe Kombet e Bashkuara. Nga ana tjetër, SHBA nuk është shprehur e gatshme për momentin që të ofrojë trupa ushtarake. Kujtojmë që ditën e djeshme, autoritetet në Hait, identifikuan autorët e krimit të rëndë. Bëhej fjalë për 28 mercenarë të huaj, pjesa më e madhe e tyre ish-ushtarë kolumbianë.

Sipas raportimeve, 17 prej tyre janë arrestuar, tre kanë mbetur të plagosur dhe të tjerët janë ende në arrati.

Gjatë arrestimit ish-ushtarëve i është gjetur një arsenal i tërë armësh si dhe dhjetëra pasaporta. Sakaq, vlen të përmendet se e plagosur nga sulmi ka mbetur edhe gruaja e presidentit, Martine Moise. Ajo aktualisht ndodhet në Miami, për trajtim më të specializuar.

(BalkanWeb)