Lajme

Hagë / Vazhdon konferenca përgatitore për mbrojtjen e Pjetër Shalës

08/25/2023 08:19
nga:N M

Të premten e 25 gushtit do të mbahet konferenca përgatitore për mbrojtjen e Pjetër Shalës, në Hagë, i cili po akuzohet për krime lufte.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), kjo seancë pritet të fillojë nga ora 09:30.

Sipas aktakuzës, Shala akuzohet se ka kryer katër lloje të veprave penale gjatë luftës, ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Versioni i parë i aktakuzës kundër Pjetër Shalës u konfirmua më 12 qershor 2020 dhe aktakuza e konfirmuar e korrigjuar u dorëzua më 1 nëntor 2021.

“Pretendohet se krimet u kryen afërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës, Shqipëri, që pretendohet se shfrytëzohej nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)”, thuhet në njoftimin e DHSK-së.

Sot afati për lirimin e ndërtesës së Komunës në Mitrovicën e Veriut