Kosova do të përballet sot me Gjeorgjinë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës.
Kosova hyn në këtë ndeshje pas disfatës nga Suedia në “Friends Arena” me rezultat 3-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Kosova tani ka humbur gjasat për një kualifikim të mundshëm në Kupën e Botës dhe ndeshjet e mbetura do të jenë të vlefshme për të siguruar të paktën vendin e 3’të në tabelë.
Para ndeshjes me Gjeorgjinë, Florent Hadergjonaj ka reaguar në Facebook.
“Fatkeqësisht sot nuk jam në fushë për ta ndihmuar Kombëtaren për shkak të skualifikimit me kartonë. I uroj fat shokëve të ekipit kombëtar me një fitore ndaj Gjeorgjisë. Forca Kosova“, ka shkruar ai në Facebook.
/GazetaBlic Sport/


