Sporti

Hadërgjonaj do të bëhet me skuadër të re, transferohet në Turqi

08/07/2023 13:13
nga:Lorik J

E ardhmja e lojtarit të Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, duket se do të jetë në Turqi.

Sipas mediave turke 29-vjeçari do t’i bashkohet Alanyaspor, me parametra zero.

Në karrierën e tij, Hadergjonaj, ka luajtur për ekipe si BSC Young Boys, FC Ingolstadt, Huddersfield, Kasımpasa.

Për Kasımpasa luajti në 112 ndeshje dhe shënoi 7 gola dhe 6 asistime.

Mbrojtësi i djathtë për Kombëtaren e Kosovës ka shënuar 1 gol dhe ka 3 asistime në 27 ndeshje.

Florent Hadergjonaj para se t’i bashkohej Kombëtares së Kosovës kishte veshur një herë fanellën e Kombëtares së Zvicrës U20, U21 dhe Zvicerane, e më pas preferoi Kombëtaren e Kosovës.