Një teknikë jo fort e zakonshme hekurosjeje i ka lënë së fundmi përdoruesit e rrjeteve sociale të habitur.
Videoja e shpërndarë në X nga Shubhangi Pandit, shfaq një grua e cila hekuros këmishën e rrudhur me anë të një tenxhereje.
Pamjet tashmë virale tregojnë gruan teska qëndron në kuzhinë dhe ngroh tenxheren në një shporet elektrik, përcjell Telegrafi.
Ndërsa nxehtësia e enës rritet, ajo e kap atë me shpejtësi dhe e dërgon në dhomën tjetër. Atje me mjeshtëri e hekuros këmishën.
Për habinë e të gjithëve, metoda rezulton efektive.
प्रिय दीदी जी को दंडवत प्रणाम 🙏 pic.twitter.com/ux2XkGpMSX
— Shubhangi Pandit (@Babymishra_) March 12, 2024