Showtime

Habit ish-konkurrentja e “BB VIP”: “Më kanë tradhtuar!”

02/13/2022 16:23
nga:Donika Fetahu

Ish-konkurrentja e “BBV”, Xheisara Frisku është komentuar shumë së fundmi për thashethemet e shumta se është e martuar.

Ndërkohë,ajo ka qenë e ftuar në emisionin “E diell”, ku në kuadër të afrimit të ditës së Shën Valentinit, tema kryesore ka qenë ajo e dashurisë, shkruan GazetaBlic.

Por diçka që ka tërhequr vëmendje ka qenë deklarata e këngëtares ku ka thënë që e kane tradhtuar.

Për mardhënien e saj Xheisara tha se nuk ka tradhtuar kurrë dhe nuk do ta bëntë, por u shpreh se e kanë tradhtuar gjatë një lidhje që ka patur.

“Nuk kam tradhtuar dhe nuk do të tradhtoja kurrë. Por ama mua më kanë tradhtuar në një lidhje prej disa vitesh. Kur më ka ndodhur kjo situatë, kam kuptuar që nuk kam për ta falur kurrë tradhtinë. Është një ndjesi shumë e tmerrshme.Në momentin që kam nisur të dyshoj, i pata thënë partnerit që nëse është e vërtetë, mos të më dilte më përpara. Megjithatë, ai prapë vazhdoi”, u shpreh ajo./GazetaBlic/