Lajme

Habia e Podujevës – kurrkush s’aplikon në konkursin e komunës

08/21/2022 20:39
nga:Q R

Asnjë nga zyrtaret e administratës në komunën e Podujevës nuk aplikoi, në konkursin e hapur për katër pozita, puna që veç këta e punëtorët e tjerë të të njëjtit profil në institucione shtetërore patën të drejtë aplikimi.

Kjo i detyroi komunarët që tash, të hapin konkursin me të drejtë aplikimi të gjithë qytetarët.

Këta shpresojnë që, për pozitat që ju mbetën bosh për shkak të largimit te zyrtarëve të kenë mundësi të zgjedhin.

Qytetarët që aplikojnë e pranohen, mund ti shërbejnë komunës si recepsionist, zyrtar të lartë për buxhet dhe financa, zyrtar për regjistrim të adresave dhe zyrtar për zhvillim.