Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar festën e pashkëve për të gjithë besimtarët katolik.
Haradinaj gjithashtu ka uruar shtetasit e huaj që shërbejnë në Republikën e Kosovës, raporton Gazeta Blic.
“Le të na shërbejë kjo ditë e bekuar për besimtarët katolikë, që ta ngrisim ndjenjën e respektit për të tjerët dhe t’ua shtrijmë dorën atyre që kanë nevojë!
Për ju dhe familjet tuaja, paqe e lumturi, shëndet e harmoni” shrkuan Haradinaj në urimin e tij në Facebook.
Postimi i plotë:
I nderuar Imzot Dodë Gjergji,
Të dashur vëllezër dhe motra të besimit katolik dhe gjithë bashkëkombas shqiptarë të krishterë, gëzuar dhe për shumë mot Pashkët!
Gjithashtu, urojmë shtetasit e huaj që shërbejnë në Republikën e Kosovës dhe familjet e tyre.
Urojmë posaçërisht Atin e Shenjtë, Papa Françeskun dhe bashkëpunëtorët, duke shpresuar për njohjen sa më parë të Kosovës nga Selia e Shenjtë.
Le të na shërbejë kjo ditë e bekuar për besimtarët katolikë, që ta ngrisim ndjenjën e respektit për të tjerët dhe t’ua shtrijmë dorën atyre që kanë nevojë!
Për ju dhe familjet tuaja, paqe e lumturi, shëndet e harmoni!


