Sporti

Haaland zbulon bisedën me Guardiolan: I thashë Pepit, mos më largo nga loja

03/14/2023 23:11
nga:Mergim Rreci

Machester City dhe Inter janë dy skuadrat që e kanë siguruar kalimin tutje.

Skuadra angleze triumfoi me rezultat 7 me 0 ndaj Leipzig, në një mbrëmje që ishte e dedikuar për Erling Haaland, shkruan GazetaBlic Sport.

Norvegjezi shënoi pesë gola personal në këtë takim, duke u bërë futbollisti i tretë pas Leo Messit dhe Luiz Adrianos që e bën këtë gjë.

Dy golat e tjerë për skuadrën e Pep Guardiolas i shënuan Gundogan dhe De Bruyne, kurse rezultati i përgjithshëm ishte 8 me 1.

Një koment shumë interesant erdhi pas ndeshjes nga Erling Haaland, i cili zbuloi bisedën që kishte më trajnerin Guardiola tek momenti i zëvendësimit, në minutën e 63-të.

“I thashë Pepit: “Mos më largo nga loja, dua të shënoj më shumë gola”, ishin fjalët e Haaland.