Sporti

Haaland ‘takohet’ me vajzën e Guardiolas, tifozët e Manchester Cityt i kërkojnë të martohet me të

11/14/2022 13:43
nga:E K

Erling Haaland ofron ndeshje të shkëlqyera në fushë me fanellën e Manchester Cityt. Ai duket se do të thyejë shumë rekorde në Premierligë këtë sezon dhe tifozët e Citizens besojnë se norvegjezi mund të jetë lideri i tyre në trofeun e Ligës së Kampionëve që e kanë pritur me padurim në Etihad gjatë gjithë këtyre viteve që kur klubi u mor nga pronarët arabë.

Së fundmi ka pasur raportime se Haaland dyshohet se është parë me Mario Guardiolën, vajzën e trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola, përcjell GazetaBlic Sport.

Kaq ka mjaftuar për të shkaktuar një ortek komentesh që tifozët e Manchester Cityt, filluan ta lidhin Haalandin me vajzën e Guardiolës, Marian, edhe pse nuk ka asnjë të vërtetë në këtë.

Ka mjaftuar një takim ndoshta i rastësishëm dhe një bisedë miqësore për të krijuar furi te fansat e Qytetarit.

Tifozët e skuadrës angleze arrijnë deri aty sa të shkruajnë komente ku duan që Erling të martohet me Maria, duke menduar se do të ishte një kombinim ideal.

“Martohu me të, të lutem”, është vetëm një nga komentet e fansave në rrjetet sociale.

/GazetaBlic Sport/