Sporti

Haaland shuan ‘thashethemet’: Jam i lumtur që jam në këtë skuadër

08/08/2021 08:57
nga:E K

Erling Haaland ishte protagonisti kryesor në fitoren e mbrëmshme të Dortmund ndaj Wehen.

Skuadra e Dortmund arriti fitore me rezultat solid 3-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Haaland ishte ai që i dhuroi fitoren Dortmundit duke i shënuar që të tre golat.

Pas ndeshjes Haaland u prononcua për media.

Ai tha se është i lumtur që është pjesë e një skuadre si Dortmund.

“Jam krenar që jam pjesë e këtij klubi. Jam krenar që jam pjesë e Borussia Dortmund ”, tha sulmuesi norvegjez.

Kohë më parë u raportua se Haaland mund t’a lërë skuadrën gjermane pas interesimit të madh të Chelseat, por duket se Haaland është i lumtur te Dortmund, kurse Chelsea është afër nënshkrimit me Romelu Lukakun.

/GazetaBlic Sport/