Ekipi i Manchester Cityt mori një fitore shumë më të vështirë se sa pritej në shtëpi dje kundër skuadrës së Fulhamit dhe kështu të paktën për një kohë të shkurtër morën pozitën e liderit në tabelë dhe tani janë në pritje të rezultatit të ndeshjes Chelsea-Arsenal.
Goli i fitores nga Manchester City u arrit në minutën e 95’të të duelit, kur Haaland shënoi nga penalltia, përcjell GazetaBlic Sport.
Look at Pep Guardiola celebrating a 2-1 win against Fulham pic.twitter.com/D4vbwW45zv
— ✨? DaddyMO?✨? (@therealdaddymo1) November 6, 2022
Shfaqjen më pas e vodhi Pep Guardiola, i cili pati një nga festimet më origjinale të golave ndonjëherë, dhe tregoi se sa domethënie kanë këto tre pikë për të.
Pas kësaj fitore, City doli në krye të tabelës me 32 pikë, një pikë më shumë se Arsenali – me një ndeshje më shumë.
/GazetaBlic Sport


