Sporti

Haaland rrezikon dënim me burg, shkak gjoba 65 euroshe që mori në Zvicër

11/24/2024 08:04
nga:E K

Sulmuesi i Manchester City dhe i kombëtares norvegjeze, Erling Haaland, rrezikon të dënohet me burg në Zvicër.

Sipas raportimeve nga mediat zvicerane, futbollisti akuzohet se nuk ka paguar një gjobë gjatë vizitës së tij të fundit në Zvicër.

Nga Zvicra bëhet e ditur se emri i Erling Haaland u shfaq në “fletën e njoftimeve zyrtare” të kantonit të Vaudit më 25 tetor.

Aty u zbulua se sulmuesi i Manchester City është gjobitur me 60 franga, rreth 65 euro, të cilat ende nuk i ka paguar për një shkelje.

Megjithëse gjoba është një shumë e vogël, nëse Haaland nuk e paguan atë vullnetarisht, ai rrezikon të kalojë një ditë në burg gjatë vizitës së tij të ardhshme në Zvicër.