Erling Haaland, sulmuesi i Manchester Cityt dhe një nga lojtarët më të mirë në botë, shpjegoi qëllimet e tij në një intervistë të gjatë me GQ Magazine.
Haaland ka qenë senzacion këtë sezon me Manchester Cityn, ku shpërtheu menjëherë pas transferimit të tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Sulmuesi norvegjez ka potencuar se dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve me klubin e Pep Guardiolas.
“Do të përpiqem të bëj gjithçka në fuqinë time për të fituar trofe këtu. Unë dua, shpresoj, Ligën e Kampionëve. Topi i Artë mendoj se të gjithëve u intereson, por nuk mendoj se është gjë e mirë të mendosh për këtë nëse ti dhe ekipi yt po luan vërtet mirë, do të bësh mirë, do të fillosh të fitosh trofe dhe ndoshta do të jesh në listë. Në të ardhmen shpresoj të jem edhe më mirë se sa jam tani”, tha Haaland.
/GazetaBlic Sport


