Sulmuesi i talentuar i Borussia Dortmund, Erling Haaland po kalon në krizë golash pasi nuk ka shënuar gol në shtatë duele.
Kjo nuk i ka ndodhur sulmuesit norvegjez, që nga koha kur luante në ligën e dytë të Norvegjisë, për skuadrën e Brynes, shkruan GazetaBlic Sport.
20 vjeçari, nuk ka gjetur rrjetën në 4 ndeshjet e fundit për Dortmund dhe në 3 ndeshje me Kombëtaren Norvegjeze.
Haaland nuk arriti të shënoi as në ndeshjen e djeshme kundër Manchester City.
Për formën e sulmuesit norvegjez, ka folur trajneri i Dortmundit, Edin Terzic i cili ka thënë se edhe ai është njeri dhe ndonjëherë mund të kalojë në formë jo të mirë.
“Të gjithë janë mësuar ta shohin atë duke shënuar në çdo ndeshje, por edhe ai është njeri. Ai është i ri dhe gjithmonë do të ketë raste kur nuk do të shënojë, ky nuk është problem ai do ta gjejë formën e tij përsëri”, tha Terzic.
Haaland ka shënuar 21 gola dhe ka bërë 5 asistime në 28 paraqitje në Bundersliga.
/GazetaBlic Sport.


