Erling Haaland kaloi një nga momentet më nervoze të jetës së tij kur ekzekutoi një penallti fituese ndaj Fulham të shtunën.
Haaland siguroi një fitore 2-1 për Manchester City sot, kur gjuajti nga pika e bardhë pesë minuta para përfundimit të ndeshjes.
“Isha nervoz për penalltinë. Ishte një nga momentet më nervoze të jetës sime, por fantastike. Një penallti në minutën e fundit, sigurisht që do të isha nervoz. Por ndjenjë e mahnitshme, më pëlqen. Isha i lënduar për një javë dhe është shumë e rëndësishme të fitosh”, tha norvegjezi për ‘Sky Sports’.
Penalltia e Haalandit i dha Cityt një tre pikë të rëndësishme për ta marrë kreun e tabelës përpara udhëtimit të Arsenalit në ‘Stamford Bridge’ për t’u përballur me Chelsean të dielën.


