Sporti

Haaland për Alexander-Arnold: Unë fitova tripletën, nuk besoj se ai e di saktësisht këtë ndjenjë

03/07/2024 18:19
nga:Lorik J

Superylli i Manchester City-t, Erling Haaland, ka reaguar ndaj mbrojtësit të Liverpool-it, Trent Alexander-Arnold.

Reprezentuesi anglez tha se trofetë e Liverpoolit vlejnë më shumë se të Man City.

“Duke parë në atë epokë, edhe pse ata kanë fituar më shumë tituj se ne dhe ndoshta kanë qenë më të suksesshëm, trofetë tanë do të kenë më shumë rëndësi për ne – për shkak të situatave në të dy klubet, financiarisht”, tha ylli i Liverpool-it për Four Four Two.

“Liverpooli mund të flasë sa të dojë, ose Trent Alexander-Arnold mund të flasë sa të dojë… Nuk e di pse e bën këtë, por nuk e kam problem. Nëse ai dëshiron ta thotë këtë, mirë”, u përgjigj Haaland.

“Kam një vit që jam këtu dhe kam fituar tripletën dhe ishte një ndjenjë mjaft e bukur, nuk mendoj se ai e di saktësisht atë ndjenjë…” shtoi norvegjezi për Sky.

/GazetaBlic Sport