Sporti

Haaland pas hat-trickut: Më në fund Foden ma pasoi topin, jam këtu për të shënuar sa më shumë gola

08/28/2022 08:48
nga:L J

Erling Haaland paralajmëroi se ka shumë më tepër për të dhënë pas hat-trickut të tij të parë në Premier League – ku ndihmoi Manchester Cityn të mposhtte Crystal Palace 4-2 nga 2-0.

City nënshkroi Haaland nga Borussia Dortmund duke kërkuar një garanci për golat, gjë që norvegjezi po e sjell, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai dje shënoi tre gola në hapësirën e 20 minutave për ta përmbysur rezultatin e Crystal Palace dhe për t’ia dhuruar një fitore tjetër Cityt.

“Këto lojëra janë arsyeja pse unë jam këtu – për t’i kthyer gjërat kur ka momente të vështira,” tha 22-vjeçari pas ndeshjes për mediat angleze.

“Sigurisht që e shihni në fushë që më pëlqen dhe ndjej një lidhje rreth meje”, shtoi Haaland.

“Më në fund Phil ma pasoi topin! Është një ndjenjë vërtet e mirë, kjo. Kemi luajtur për njëri-tjetrin, kemi luajtur së bashku dhe kjo është shumë mirë. Nuk na intereson kush shënon, ka të bëjë me fitoren dhe mentalitetin fitues”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport