Autor i një hat-trick kundër Gjibraltarit me Norvegjinë, Erling Haaland tha se nuk është i kënaqur me totalin e golave të tij për kombëtaren.
Lojtari i Dortmundit ka gjetur rrjetën 12 herë në 15 ndeshje me Norvegjinë, por përsëri nuk është i lumtur, shkruan GazetaBlic Sport.
“Unë nuk shënoj gola të mjaftueshëm. Mendoj se duhet të kam më shumë gola, sesa ndeshje,” tha ai në televizionin norvegjez, NRK pas ndeshjes kundër Gjibraltarit.
“Por unë jam duke iu afruar mesatarisht një goli për lojë,” shtoi ai.
/GazetaBlic Sport


