Manchester City mundi Luton 6-2 në FA Cup të martën, falë pesë golave të shënuar nga Erling Haaland, katër prej të cilëve u shërbyen nga Kevin De Bruyne.
Kjo paraqitje bëri që norvegjezi t’u lërë një paralajmërim rivalëve të tij, duke premtuar se ai vetë po rikthehej në formën e tij më të mirë, pas dy muajsh jashtë për shkak të lëndimit.
“Po vijmë”, tha ai në kanalin ITV.
“Forma ime? Po kthehem në maksimumin tim, më në fund po ndihem mirë. Na presin kohë emocionuese, jemi gati për të sulmuar”, garantoi ai.
/GazetaBlic Sport