Sporti

Haaland në dyshim për ndeshjen ndaj Liveerpoolit, nuk u stërvit as sot

03/30/2023 16:23
nga:L J

Erling Haaland ka munguar në seancën stërvitore të Manchester Cityt këtë të enjte, dy ditë para ndeshjes me Liverpoolin në Etihad, në ndeshjen e xhiros së 29-të, në rikthimin e kampionateve pas pushimit për ekipet kombëtare.

Sulmuesi, i cili u lirua nga kombëtarja norvegjeze kur ishte tashmë me skuadrën në Spanjë, ende po trajton një dëmtim të marrë më datë 18, në ndeshjen me Burnley për Kupë, në të cilën shënoi tre gola, përcjell GazetaBlic Sport.

Babai i tij zbuloi megjithatë se lojtari iu nënshtrua testeve në Barcelonë.

E sigurt është se ai nuk është parë në stërvitje të mërkurën, kur skuadra është kthyer në punë dhe as këtë të enjte.

/GazetaBlic Sport