Sulmuesi i talentuar norvegjez, Erling Haaland mund të bëhet lojtari më i paguar në botë.
Agjenti i lojtarit, Mino Raiola ka kërkuar pagë javore marramendëse për sulmuesin 20 vjeçar, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas Daily Mirror, Raiola ka kërkuar 1.15 milion euro pagë javore për klubet që duan shërbimet e lojtarit të Borussia Dortmund.
Për shërbimet e Haaland janë të interesuara shumë ekipe evropiane si Manchester City, Real Madrid, Manchester United dhe PSG.
Norvegjezi ka pasur një super sezon deri më tani duke shënuar 33 gola dhe 10 asistime në 34 paraqitje në të gjitha garat.
/GazetaBlic Sport.


