Sporti

Haaland mendon për ekipin e ardhshëm pas Manchester Cityt – kërkon nga anglezët mundësinë e largimit të hershëm

05/13/2022 11:30
nga:E K

Edhe pse Erling Haaland ka pranuar të largohet nga Dortmundi për në Manchester City, sulmuesi norvegjez vazhdon të mendojë për të ardhmen e tij dhe mundësinë për të luajtur në një klub tjetër.

Sipas Bild, sulmuesi 21-vjeçar kërkoi një klauzolë në kontratën e tij që e lejon atë të largohet nga viti i tretë nëse ndonjë klub paguan 150 milionë euro për transferimin e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo formulë i lejoi Cityt të siguronte nënshkrimin e tyre nga Dortmundi për vetëm 60 milionë euro.

Norvegjezi do nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me “Citizens”.

/GazetaBlic Sport/