Transferimi i ri i Manchester Cityt, Erling Haaland ka statistika “të frikshme” për moshën e tij.
Sulmuesi norvegjez i krahasuar me Messin dhe Ronaldon në moshën 21 vjeçare, ka statistika më të mira se këta të fundit që konsiderohen dy nga lojtarët më të mëdhenj në histori të futbollit, shkruan GazetaBlic Sport.
Haaland në moshën 21 vjeçare në total ka shënuar 135 gola në 182 ndeshje në nivel klubesh, duke i dhënë atij një raport gola për lojë prej 0.74 para se të mbushë 22 vjeç muajin e ardhshëm.
Hulumtimet nga SBK tregojnë se këto shifra janë të pakrahasueshme me disa nga lojtarët më të mirë të epokës moderne në të njëjtën moshë.
Raporti i golave për ndeshje i Lionel Messit në moshën 21 vjeçare ishte 0.47 (80 gola në 179 ndeshje), ndërsa ai i Cristiano Ronaldos ishte nën një të tretën e shifrës së Haaland në 0.23 (55 në 233).

/GazetaBlic Sport/


