Sporti

Haaland me mesazh të fuqishëm: Asnjë fëmijë nuk e meriton të vdesë

11/10/2023 17:30
nga:Mergim Rreci

Erling Haaland ka postuar një mesazh të fortë në rrjetet sociale.

“Asnjë fëmijë i pafajshëm nuk meriton të vdesë”, ka shkruar Haaland në rrjetet sociale, transmeton GazetaBlic Sport.

Ky mesazh vjen si pasojë e shumë fëmijëve që po vdesin në konfliktin e armatosur në Gaza, pasi që Izraeli ka ashpërsuar sulmet ushtarake.

Por, natyrisht që mesazhi ka kuptim edhe më të gjërë, duke përfshirë fëmijët në gjithë botën.