Sporti

Haaland konfirmon të ardhmen e tij me një postim në Instagram

12/30/2021 17:09
nga:E K

Tre ditë më parë gazetari italian Gianluca Di Marzio raportoi se sulmuesi i Borussia-s, Erling Haland (21) ka vendosur të shkojë te Reali. Haland mund të largohet nga Borussia për 75 milionë euro verën e ardhshme.

Ai fiton rreth tetë milionë euro në vit në Dortmund, ndërsa pritet të fitojë dy herë më shumë në Madrid, shkruan GazetaBlic Sport.

Menaxheri i tij, Mino Raiola ka kërkuar një transferim te klubi madrilen dhe trajneri i Realit, Carlo Ancelotti është i sigurt se Haland do të dëshironte të luante në Santiago Bernabeu.

Tashmë ylli norvegjez ka ngacmuar imagjinatën e fansave duke postuar në Instagram. Fotoja tregon Haland duke dalë nga tuneli për në stadiumin Borussia.

“Gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë gjashtë muajt e mi më të mirë,” thotë InstaStory i Erling Haland.

/GazetaBlic Sport/