PSG është në kërkim të Erling Haaland.
Paris Saint-Germain iu afrua agjentit të sulmuesit norvegjez, Mino Raiola, për të gjetur se cilat ishin kushtet e pagës së kërkuar nga Haaland për të kaluar nga Dortmundin në klubin e Parisit, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas Gazzetta dello Sport, agjenti e informoi PSG-në se lojtari dëshiron të marrë një pagë prej 50 milionë eurosh në sezon.
Dortmund nga ana tjetër kërkon 100 milionë euro për ta lënë të lirë atë.
/GazetaBlic Sport/


