Sporti

Haaland kërkoi nga agjenti të realizojë transferimin te Real Madrid

12/27/2021 13:17
nga:E K

Intersimi i Real Madridit tashmë duket shumë serioz për Erling Haaland.

Sipas gazetarit të njohur, Marc Behrenbeck, tashmë edhe zyrtarisht skuadra madrilene është pjesë e garës për shërbimet e sulmuesit norvegjez, shkruan GazetaBlic Sport.

Edhe norvegjezit duket se po i pëlqen kalimi i mundshëm te skuadra spanjolle.

Gazetari i njohur, Di Marzio, raporton se Haaland i ka thënë agjentit të tij që të shikojë mundësinë e transferimit të tij te Real Madrid.

“Haaland, si Mbappe, dëshiron të luajë për Real Madridin. Ai kërkoi nga agjenti që të provojë kalimin te Real Madrid”.

“Nëse jo Real Madrid, atëherë do provojnë klubet si Barcelona, Manchester United, Chelsea dhe disa klube të tjera”.

/GazetaBlic Sport/