Pushimi i Premierligës gjatë Kupës së Botës në Katar e theksoi më tej përkushtimin e Erling Haaland ndaj golit.
Këtë të mërkurë, norvegjezi shënoi dy gola të tjerë në fitoren e Man. City në Leeds, 3-1, dhe arriti shifrën mbresëlënëse të 20 golave të shënuar në ligën angleze në vetëm 14 xhiro.
“Kam një qëllim për këtë sezon, por nuk do ta them. Sot mund të kisha shënuar pesë gola, por më e rëndësishmja ishte që skuadra fitoi. Më duhet të stërvitem më shumë pas kaq shumë qëndrimi në shtëpi, u zemërova që nuk isha në Botëror, por arrita të rimbusja bateritë e mia. Duke parë lojtarë të tjerë që shënonin gola në Kupën e Botës më motivoi, por edhe më zemëroi. Unë jam më i uritur se kurrë”, tha ai për Amazon Prime Video.
/GazetaBlic Sport


